Rama tjetër vizitë në Serbi, do shoqërohet me zyrtarë nga Kosova

Rama tjetër vizitë në Serbi, do shoqërohet me zyrtarë nga Kosova

568
0

Albanian Prime Minister Edi Rama, center, listens his Serbian counterpart Aleksandar Vucic during a news conference in Belgrade, Serbia, Monday, Nov. 10, 2014. Rama arrived on a two-day official visit to Serbia the first by an Albanian leader in 68 years. (AP Photo/Darko Vojinovic)

Kryeministri Edi Rama së shpejti do të zhvillojë një tjetër vizitë zyrtare në Serbi, pas asaj të vitit 2014.

Kështu ka bërë të ditur Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç, i cili gjatë konferencës së përbashkët me zv/Presidentin e SHBA Joe Biden që po zhvillon vizitë në Beograd, tha se shumë shpejt do të presë në takim Kryeministrin Rama dhe zyrtarë nga Kosova.

Vizita e politikanëve kosovarë në Serbi është zhvillim i rëndësishëm, duke pasur parasysh faktin se Serbia nuk e njeh Kosovës si shtet të pavarur.

Kreu i Qeverisë serbe nuk ka bërë të ditura detaje të tjera të vizitës së Ramës në Beograd që nuk ka një datë zyrtare se kur do të ndodhë, ndërkohë që as Qeveria Shqiptare nuk dhënë asnjë detaj për këtë vizitë.

Gjatë bashkëbisedimit me zv/Presidentin e SHBA, Kryeministri serb theksoi se duhet që të përmirësohen marrëdhëniet me shqiptarëve dhe serbëve.

“Duam që shtetin tonë ta zhvillojmë, por normalisht edhe t’i ruajmë interesat tona nacionale. Për ne si Qeveri por edhe për mua personalisht nuk ka qenë problem që të marrim përgjegjësinë për gabimet e bashkëkombasëve. Këtë duhet ta bëjnë edhe të tjerët, janë vrarë shumë serbë e shqiptarë. Duhet të merremi vesh e jo të shikohemi përmes nishaneve”, është shprehur Vuçiç./ SYRI.net/