Kryeministri Edi Rama është revoltuar me banorët e prekur nga tërmeti në Kombinat, pasi këta të fundit nuk pranojnë të shkojnë në qendrat sociale.
Gjatë këtij momenti mes Ramës dhe banorëve është krijuar një debat, aq sa kryeministri nuk është përmbajtur dot.
Rama ka deklaruar se nuk ka ardhur nga hëna dhe si ka ata ka njerëz të familjes të prekur.
‘Më doli shpirti, nuk kam fuqi. Të lutem nuk kam fuqi, u çmenda. Atëherë është e para dhe mos e harroni, jeni mirë dhe këtë mos e harroni. 22 veta i kemi çuar… Unë nuk kam ardh nga hëna këtu kam qënë, edhe unë kam njerëz të familjes time. Ti do vish me mua tani dhe do shkosh tek qendra sociale. Unë nuk ndaloj njëri, nëse do të rrish në shi rri. Unë po të them që në qoftë se do përveç bukës, do të ofroj edhe një dyshek’, tha Rama.