Rama prezanton sot paketën Anti-KÇK: Me mbështetjen e ndërkombëtarëve, godasim foletë e...

Rama prezanton sot paketën Anti-KÇK: Me mbështetjen e ndërkombëtarëve, godasim foletë e krimit

325
0

 

Kryeministri Edi Rama do të prezantojë sot në orën 10:30 të paradites në ambientet e ArTurbinës, paketën speciale Anti-KÇK, ku në fokus do të jetë goditja e krimit të organizuar dhe pasurive të tyre, duke përfshirë edhe kriminelë të rrezikshëm, të cilët përmes gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, kanë mundur që t’i shpëtojnë drejtësisë.

Sipas Ramës, Grupi KÇK i ka dhënë dorë krimit të organizuar, ku shpesh personat të cilët e kanë pasur për detyrë që kriminelë dhe grupe kriminale t’i linin parapa hekurave, janë bërë palë me ta. Këta gjyqtarë dhe prokurorë kryeministri i ka futur në grupin e ahtuquajtur KÇK, (Kap ç’të kapësh).

Kreu i qeverisë më herët është shprehur se kjo paketë do të godasë të gjitha foletë e krimit dhe sipas Ramës kjo do të arrihet me mbështetjen e SHBA dhe BE si dhe ndihmën e përfaqësuesve të tyrë në Shqipëri.