Rama prezanton projektin e aeroportit: Vlora më e rëndësishme se Tirana, New...

Rama prezanton projektin e aeroportit: Vlora më e rëndësishme se Tirana, New Yorku, Berlini dhe Parisi

465
0

Kryeministri Edi Rama, ndodhet në qytetin e Vlorës për prezantuar projektin për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës.

 

Gjatë fjalës së tij Rama është shprehur se gjatë këtyre 5 vite numri i turistëve në Shqipëri është dyfishuar, me ndërtimin e aeroportin do të rritet akoma më shumë.

 

Rama ka thënë se janë akoma në diskutim për këtë ndërtim si me një kompani të huaj ashtu edhe vetë si shtet kanë paraqitur një buxhet.

 

Më tej Rama ka shtuar se ky aeroport është më i rëndësishëm si ai i Tiranës, ashtu siç është vetë qyteti.

 

‘Do vazhdojmë me tunelin, rrugën Orikum-Llogara, minimumi po punojmë për një marrëveshje për ndërtimin e një tuneli në llogari ashtu si kundër do vazhdojmë me pjesën tjetër të lungomares në pyllin e Sodës. Sidoqoftë këto janë të rëndësishme, por pjesa më e rëndësishme është aeroporti ndërkombëtar jo vetëm për Vlorën, por për të gjithë Shqipërinë. E vërteta është se ne jemi akoma në jemi në një diskutim të brendshëm  se kush do e marr dhe kkmi një opsion nga një kompani e huaj, por jemi edhe vetë si shtet ku kemi paraqitur një buxhet si shtet. Ky është një vendim që do ta marrim së shpejti. Është shumë me rëndësi ky aeroport se nuk është një aeroport jo turistik, unë kam qënë gjithmonë për një aeroport më të madh se Tirana. Jo se Vlora është më e rëndësishme se Tirana, po është më e rëndësishme se Neë york, Berlin dhe Parisi, Prandaj edhe aeroportin do e ndërtojmë ndërkomtarë dhe të kompletuar’, tha Rama.