Rama-PD: Nuk ka “POR” e “SIKUR”, nëse nuk zhbllokon vettingun, marrëveshja është...

Rama-PD: Nuk ka “POR” e “SIKUR”, nëse nuk zhbllokon vettingun, marrëveshja është e prishur

410
0

 

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot Partinë Demokratike se në rast se brenda muajit maj nuk zhbllokon vettingun, marrëveshja politike e 18 majit PS-PD është e prishur. Paralajmërimi i kryeministrit u bë nga gjatë një takimi elektoral me banorë të bashkisë Kashar. “Nëse PD nuk do të zhbllokojë me votat e deputetëve të saj, që bashkë me deputetet tanë duhet të përzgjedhin nga lista e ekspertëve anëtarët e dy komisioneve të vettingut, pra, nëse PD nuk do ta zhbllokojë brenda majit vettingun, marrëveshja është e prishur”, u shpreh kryeministri. Vettingu, sipas tij, është edhe arsyeja themelore e marrëveshjes me Partinë Demokratike. “Vettingu është arsyeja themelore pse ne bëmë marrëveshje dhe po ashtu arsyeja themelore pse ne i pamë interesat e shqiptarëve të zakonshëm, socialistë dhe demokratë, si interesa që bëjnë vetëm një interes, interesin tonë kombëtar kur Shqipëria duhet dhe do të ngrihet mbi flamujt e partive për ta cuar flamurin kuqezi në oborrin e shtëpisë së BE-së”, u shpreh Rama. Nuk ka ”POR” e “SIKUR”, brenda majit deputetët e shumicës dhe opozitës duhet të zgjedhin në listën e ekspertëve që është verifikuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit anëtarët e dy komisioneve të vettingut dhe pastrimi i pallatit të drejtësisë duhet të fillojë menjëherë””, theksoi kreu i qeverisë.