Rama paralajmërim mediave: Për herë të fundit, stop me lajmet e rreme!...

Rama paralajmërim mediave: Për herë të fundit, stop me lajmet e rreme! Mos më detyroni të ndërhyj!

451
0

Kryeministri Rama ka ashpërsuar tonet ndaj disa prej mediave në lidhje me qarkullimin e disa lajmeve për aludimin e rënies së tërmeteve të mundshme pas numrit të madh që u regjistrua në dy ditët e fundit.

Nëpërmjet ‘’Twitter’’-it, Rama paralajmëroi veçanërisht mediat online (portalet) se po detyrohet t’u bllokojë raportimin mediatik për ”lajme të rreme”.

”Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku duhet matur çdo fjalë është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma delirantësh vendas a të huaj apo të shtrembërohen, sipas avazit të zakonshëm, prononcimet e shpjegimet e arsyeshme të ekspertëve! STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!!

Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se nê kushtet dhe kuadrin ligjor te Gjendjes së Jashtezakonshme, do jem i detyruar te nderhyj forcerisht per mbylljen e tyre deri ne fund te kesaj faze dramatike, nese vazhdojne me lajme te rreme qe hapin panik!”, shkruan kryeministri në Twitter.

Kujtojmë herët në mëngjes kryeministri përsëriti paralajmërimet kërcënuese ndaj disa prej mediave për diskutimin e rënies së tërmeteve të tjerë në vendin tonë pas katastrofës së ditës së hënë, e cila mori jetën e 40 personave.