Rama në Shkodër, protestuesit i zënë rrugën e djegin goma

Rama në Shkodër, protestuesit i zënë rrugën e djegin goma

323
0

Kryeministri Edi Rama pritet me protesta e thirrje kundër në Shkodër. Rama do të jetë sot në Shkodër në kuadër të takimeve “Bashkia që Duam” por protestues të shumtë, mbështetës të PD-së i kanë zënë rrugën në urën e Bahcallëkut. Ata janë ulur në tokë, ndërkohë që disa metra para tyre kanë vendosur goma dhe iu ka vënë flakën. “Rama ik”, janë thirrjet e protestuesve. Gazetari Senad Nikshiqi raportoi për “BalkanWeb” se në vend kanë shkuar edhe forca të shumta policie të cilat po përpiqen të largojnë protestuesit. Gjithashtu protestues të tjerë janë mbledhur edhe në urën e Spatharit në Vau Dejës duke bllokuar të dy anët që lidhen me Shkodrën. Kalimi i ekskortës së kryeministrit Rama është shoqëruar me tensione nga protestuesit, ndaj edhe është dashur ndërhyrja e forcave RENEA së bashku me FNSH. Ndërkohë policët po heqin gomat të cilët ishin duke u djegur. Protesta ka zgjatur rreth 60 minuta.

 

Në krye të protestuesve ishin edhe ish-deputetë të PD-së. Ish-deputeti Flamur Noka tha për News24 se “kanë dalë për të protestuar kundër ardhjes së kryeministrit në këtë qytet që e ka dhunuar në 6 vjet, e ka boshatisur. E ka futur në kthetrat e krimit.”. Ai deklaroi se do vazhdojnë me protesta dhe përshkallëzimin e tyre.