Rama : Meta ka humbur busullën, e ka kthyer presidencën në frëngji,...

Rama : Meta ka humbur busullën, e ka kthyer presidencën në frëngji, na ka vënë në situatë të turpshme me SHBA dhe BE

366
0

Nga foltorja e Parlamentit kryeministri Edi Rama foli për ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese nga dekreti i presidentit Ilir Meta.

Rama deklaroi se përplasja e Metës është me drejtësinë dhe jo me qeverinë, teksa akuzoi kreun e shtetit se ka sulmuar SHBA-në dhe BE-në, e cila është partnere në këtë Reformë.

“Kuvendi është detyruar të mblidhet në një seancë të jashtëzankonshme, për shkak të një situate tanimë të zakonshme me Ilir Metën. Kjo nuk është përplasja mes Ilir Metës dhe nesh por mes Ilir Metës dhe drejtësisë. Ne jemi përballë me njëriun që e ka humbur busullën dhe e ka kthyer institucionin e Presidencës në një frëngji nga ku sulmon nga të katërta anët duke qenë ne këtu 100% jo 99% në të njëjtën linjë me SHBA dhe BE dhe natyrisht pastaj është e lehtë të kuptohet se si çdo herë tjetër Ilir Meta nuk kursen as partnerët strategjikë as dy aletatët e palënkundur të Shqipërisë SHBA dhe BE, duke na vënë të gjithëve në një pozitë jokomode dhe të turpshme për ta thënë me të gjitha fjalët deri në fund sepse insinuon haptas se këto përfaqësi të nderuara të shteteve që janë qysh në ditën e parë të procesit të Reformës në Drejtësi promotore dhe mbështetëse, akuzohen si të korruptuara. Nuk ka më turp dhe nuk ka më as nevojë të stërzgjatemi arsyet që na sjellin këtu dhe drejtësinë e vendimmarrjeve tona, prandaj unë këtë herë nuk do merrem me Ilir Metën, po me drejtësinë që është ende në ardhje dhe që ende kërkon shumë vullnet, durim dhe mbështetje nga ana jonë. Por për të gjithë ata që ndjekin këtë episode të ri të historisë së vjetër të përplasjes së Ilir Metës, dua të them se para se ne të zgjidhnim dy anëtaret e reja të gjykatës dhe duke marrë si të mirëqena dy anëtaret e tjera të zgjedhura me presidentin jemi dakordësuar 100% dhe i jemi referuar 100% të dhënave nga eksperëtë, prandaj të gjithë njerëzit që duan të dinë të vërtetën e kësja që po ndodh kam një pyetje retoike. A është e mundur që SHBA dhe BE si dhe ekpertiza e tyre të jenë vënë në dispoziocion të një projekti tjetër përvesce të transformimit të drejtësisë? Besoj një përgjigje e arsyeshme, kjo nuk është e mundur. Sot unë ndihem në pozitë të vështirë, jo në raport me episodin, ndihem në vështirësi në raport me njerëzit dhe me pritshmëritë e tyre. Sot ajo që duhet të ishte drejtësi është rëndom padrejtësi si rezultat i një numri të konsiderueshëm prokurorësh që i bërtasin grupit kriminal KCK”, tha Rama ndër të tjera.