Rama lë pushimet në Dhërmi për biznesin e LEFTER KOKËS, merr pjesë...

Rama lë pushimet në Dhërmi për biznesin e LEFTER KOKËS, merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit, sërish sytë tek VESHJA e kryeministrit

984
0

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në inaugurimin e biznesit të Lefter Kokës në Arapaj të Durrësit, raporton Newsbomb.al.

 

Rama ka lënë rezidencën ku po kalonte pushimet në Dhërmi, mori pjesë këtë fundjavë në inaugurimin e “Vinea Resort & SPA”, i cili është destinacioni më i ri turistik në fushën e agro-turizmit.

 

Kujtojmë se Lefter Koka është larguar nga LSI, pasi refuzoi të djegë mandatin, duke mos pranuar vendimin e partisë.

 

Ndërkohë, duket se Koka ka tashmë një afrimitet me kryeministrin Rama, teksa ky i fundit ka qenë i pranishëm në ceremoninë e biznesit të tij.

 

Rama, prej kohësh mbështet bizneset në fushën e agro-turizmit, ndërsa në këtë ceremoni nuk ka kaluar pa marrë vëmendje edhe veshja e tij.

 

Në videon e siguruar nga Newsbomb.al. Rama shfaqet me një palë pantallona të bardha të gjera, atlete dhe çorape të kuqe.