Rama lajmëron nismën e re për 2020: Do të mbyllen 90% të...

Rama lajmëron nismën e re për 2020: Do të mbyllen 90% të sporteleve brenda 6-mujorit të parë

338
0

 

Rama lajmëron nismën e re për 2020: Do të mbyllen 90% të sporteleve brenda 6-mujorit të parë.

Kryeministri Rama njofton se nga brenda 6-mujorit të parë të vitit të ardhshëm do të fillojë mbyllja e shumë sporteleve për të garantuar regjistrimin dhe aplikimin online të qytetarëve.

Në takimin e përjavshëm ‘’Platforma e Bashkëqeverisjes’’, kreu i qeverisë raporton se do të shkurtohet aplikimet në zyrat shtetërore në masën 90%.

‘’Dua të marr vetëm dy minuta për përpjekjen që po bëjmë me skuadrën e bashkëqeverisjes.

E nisëm me 3 shërbime online, sot kemi 150 shërbime nëpërmjet e-albania dhe kemi kapacitet të madh. Mendojmë të bëjmë një hap përpara nga viti i ardhshëm për një periudhë të shkurtër për heqjen e të gjitha letrave, dosjeve, dokumentave për kërkesat e qytetarëve në masën 90%. Do të hyjmë në një fazë revolucioni që ka nisur në disa drejtime shërbimesh, kjo fazë e re e revolucionit do të jetë një përmbysje e madhe, sepse shumë shërbime nuk do të kërkojnë më që të vijë në zyrë qytetari,  duke e detyruar të bëjë vara-vingo ‘’shko këtu,ktheu atje’’. Kjo i jep mundësi qytetarit të aplikojë online. Të mos harxhojë asnjë minutë për të marrë një shërbim që i takon nga telefoni dhe kompjuteri. Mjafton të marrësh një fëmijë 6 vjeç ta bëjë aplikikin online.

Do të gjejmë ata që rrinë atje te sporteli dhe janë mësuar t’u thonë qytetarëve ‘’jo këtë, atë tjetrjën’’. Brenda 6-mujorit të parë të vitit të ardhshëm do të mbyllim sportelet në një masë shumë të madhe për aplikimet. Për ta marrë shërbimin me telefon do një investim më të madh. Nuk do të themi njerëzve ‘’shko te QKB-ja, ço dosjen e prit radhën’’. Nuk do të kerë radhë. Biznesi të regjistrohet nga shtëpia dhe të presë përgjigjen nga shtëpia, kemi bërë revolucion me vulën elektronike’’, u shpreh Rama.