Rama konfirmon Gjicin për bashkinë e Kukësit, flet me superlativa: E gjetëm...

Rama konfirmon Gjicin për bashkinë e Kukësit, flet me superlativa: E gjetëm kampionin mes jush

392
0

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar deputetin socialist Safet Gjici si kandidatin e PS për qytetin e Kukësit në zgjedhjet lokale. Rama foli para banorëve të Kukësit me superlative për Gjicin, teksa tha e quajti kampion. ‘Jemi në një moment ndryshimi të madh për Kukësin, në fakt ky ndryshim duhet të shoqërohet edhe në bashki. Kandidatin për kryetarin e bashkisë nuk e sollëm ne por e gjetëm midis jush dhe e gjetëm kampion ose të paktën kandidat për kampion. Fatkeqësisht jemi në kushte kur kundërshtarët i kemi jashtë forme. Dhe sado fort të luash kur i ke kundërshtarët jashtë forme, kur nuk i ke kundërshtarët e fortë edhe vetë e merr me të lehtë’, tha Rama.