
Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një seancë pyetje-përgjigje live me qytetarët në rrjetin social “Facebook”.
Një nga njerëzit e interesuar për të pyetur kryeministrin ka qenë edhe drejtuesi i emisionit “të paekspozuarit”, Ylli Rakipi. Rakipin, mesa duket e kanë shqetësuar kilogramët e tepërt të shefit të kabinetit qeveritar.
“Përse jeni shëndoshur kaq shumë”, e pyet gazetari Ramën por kryeministri as që e ka marrë mundimin të përgjigjet duke iu përgjigjur pyetjeve të tjera lidhur me reformat, insfrastrukturën, koalicionin me LSI, turizmin e te tjera si këto.