‘Rama ik, Rama ik’, protestuesit hedhin shashka dhe tymuese para parlamentit

‘Rama ik, Rama ik’, protestuesit hedhin shashka dhe tymuese para parlamentit

352
0

Protestuesit e opozitës së bashkuar kanë hedhur shashka dhe tymuese para parlamentit.

Pak më herët pati tensione në protestë pasi u tentua të cahej kordoni policor, ndërsa një prej protestuesve mbeti i lënduar në pjesën e hundës.

‘Rama ik, Rama ik’, kjo është thirrja e protestuesve të opozitës së bashkuar.

Ndërkaq, para Parlamentit ka mbërritur edhe kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Opozita ka paralajmëruar protesta sa herë të ketë seancë plenare për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe një qeveri tranzitore që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme.