Rama i prerë: “Qeverisja, më mirë vetëm.” Tregon momentin më të vështirë...

Rama i prerë: “Qeverisja, më mirë vetëm.” Tregon momentin më të vështirë në mandatin e dytë

394
0

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur gazetarin Lutfi Dervishi për të dhënë intervistën e tij të fundit përpara datës zyrtare të pushimeve. I pyetur që në fillim nëse qeverisja ka qenë më mirë vetëm apo me aleatë, Rama është përgjigjur shkurt: “Më mirë vetëm”. Kreu i qeverisë ka treguar edhe momentin më të vështirë në këtë vit të parë të mandatit të dytë, ngjarjet e nxitura nga protesta e kuksianëve kundër tarifës në Rrugën e Kombit.

 

Pjesë nga intervista:

 

A është më mirë qeverisja vetëm?

 

Më mirë vetëm

 

Viti i parë rezultoi i vështirë?

 

Sigurisht, hapi i parë i mandatit me katër hapa është një hap pozitiv për përfshirjen e njerëzve në bashkëqeverisje dhe përmes fushatës tonë të llogaridhënies që shënoi një porces dëgjimi dhe komunikimi të ri dhe pajtetër edhe në aspektet e tjera të qeverisjes.

 

Momenti më i vështirë ka qenë kur u gjendëm përballë faktit se nuk ishim përgatitur si duhej për të mundësuar fillimin e pagesës për Rrugën e Kombit. Nuk është çështja te protesta, por ka të bëjë me faktin që ne nuk bëmë si duhet detyrën tonë.

 

Mësimi i madh që nxorrëm ishte që nuk duhet asnjëherë t’i marrim gjërat e mirëqëna dhe nga ana tjetër sigurisht që argumentat për të nisur atë proces ishin të gjitha nga pikëpamja matematikore, dhe në fund fare për çdo hap të rëndësishëm nuk duhet të jemi taktik por edhe strategjik.