Në një intervistë për mediat serbe, kryeministri Rama ka folur për bashkim të shqiptarëve dhe për njohjen e Kosovës nga Serbia.
“Nuk e dua kufirin me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, Serbinë. Duhet të punojmë për ta bërë atë të ndodhë…
Serbia duhet të përballet me realitetin dhe të pranojë se Kosova është shtet i pavarur dhe i lirë. Nevoja për pajtim është e pashmangshme, dhe sa më shumë Serbia vazhdon të besojë në këtë ëndërr se kjo nuk ka ndodhur ose se ajo mund ta parandalojë atë, do të jetë më e dhimbshme për të gjithë”, – ka thënë kryeministri Rama.
Rama ka komentuar edhe përplasjet e tij kohët e fundit me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Jam në shënjestër si nga Ramushi ashtu nga miqtë në Beograd. As kancelaria Merkel as presidenti i Francës, as unë nuk kemi bërë presion të hiqen taksat, po të pezullohet që të bëhet e mundur nisja e bisedimeve”, – tha më tej Rama për tv serb pink tv./