“Rama është kthyer në vampir”, Kryemadhi: Ç’më tha një plakë

“Rama është kthyer në vampir”, Kryemadhi: Ç’më tha një plakë

558
0

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shpërthyer ndaj kryeministrit Edi Rama duke e cilësuar madje një vampir që po iu pi gjakun njerëzve. Ajo tha tek “Të paekspozuarit” në News24 se sot studentët e Universitetit Bujqësor kanë protestuar pasi në vendin ku një vit më parë kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj mbolli pemë sot po ndërton. Kryemadhi tha se opozita ka faj të madh për situatën ku është vendi pasi ka lejuar instalimin e një sistemi kriminal. Më tej ajo tregoi dhe bisedën me një të moshuar.

 

 

 

Çfarë do të bëni javën që vjen?

S’keni parë gjë akoma. Në fakt ka aksione pafund të opozitës, të cilët janë lënë në mënyrë të pavarur jo të opozitës, por të grupeve të interesit. Studentët në një anë, gratë dhe vajzat në një anë tjetër, bizneset në një anë tjetër.

 

Studentet do të rifillojnë protestat?

Jo studentët, por do të fillojnë pedagogët. Madje sot ka pasur protestë në UBT, asnjë media nuk e ka dhënë. Mos u merrni me Rektorët dhe pedagogët që kanë betejat dhe interesat e tyre personal. A e dini ju z.Rakipi që tek UBT-ja para 1 viti Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj bashkë me Dekanët e Universitetit Bujqësor dhe me Rektorin shkuan dhe mbollën pemë. Ndërsa sot atë lulishte e kanë rrethuar për ta betonizuar.

 

Do të bëhet ndërtim aty?

Di vetëm që lali Eri ka firmosur lejen. Pra dua të them që problematikat në Tiranë janë pafundësisht dhe nuk kanë të mbaruar vetëm në Tiranë. Doja t’ju thoja dhe diçka. Ju flisni shumë për politikën dhe opozitën në debatet tuaja, ku për hir të së vërtetës opozita ka një faj shumë të madh për situatën që është sot. Ka një faj shumë të madh, sepse kemi lejuar të instalohet ky sistem kriminal. Dhe në fakt djegia e mandateve ishte një veprim tashmë normal për njerëzit, se kudo që të shkosh, të mos e shikojmë nga ana politike e burokratëve të zyrave evropiane, por duhet ta shikojmë si një shpresë për ti dhënë shqiptarëve që opozita nuk është e kapur nga një kryeministër që është i kapur dhe i shërben krimit të organizuar. Dhe përsa i përket problemeve të mëdha që ka Shqipëria, dua tu them që merruni pak dhe me bujqësinë. Unë po shikoj shumë me bujqësinë dhe me blegtorët dhe dëgjoj se si vazhdojnë dhe tallen qeveritarët me ta. Dëgjoja sot ministrin e Bujqësisë z.Çuçi që thoshte do japim subvencion për blegtorët. A e dini ju sa është subvencioni për mijëra blegtorë në Shqipëri? Sa ç’është vlera që paguhet Vilma Nushi për punën e pabërë. E di çfarë do të thotë? Do të thotë që qeveria paguan Vilma Nushin për CHeck-up e famshëm për aq pacientë sa kanë bërë, dhe për pjesën tjetër që nuk e kanë bërë ja paguan si dëmshpërblim. Pra 3 milion euro, edhe pse nuk ka shpenzuar asnjë lekë konçensionari për CHeck-up, qeveria shqiptare i jep 3 milion euro, aq sa u jep qindra dhe mijëra fermerëve shqiptarë.

Ky njeri përveç se ka ikur nga mendtë e kokës, është kthyer në një vampir që po iu pi gjakun njerëzve. Duhet t’ju varim hudhra njerëzve që mos t’ju pijë gjakun vampiri më i tmerrshëm pas Enver Hoxhës.

Nuk ka më të rinj këtu, unë kam ngelur më e reja. Zoti Rakipi, ju do quheni moshë aktive pas 10 viteve. Plaka tha kam parë një film me vampir, por ky Edi Rama më duket se i ka dhëmbët më të mëdhenj se ai vampiri. Më kanë ngordhur të gjitha delet, nuk mora asnjë subvencion”, tha Kryemadhi në bisedë me gazetarin Ylli Rakipi.