Rama-deputetëve të tij: Boll punësuat njerëz me mik, lëreni konkurset të funksionojnë

Rama-deputetëve të tij: Boll punësuat njerëz me mik, lëreni konkurset të funksionojnë

347
0

Edhe pse në publik Kryeministri Rama thotë se njerëzit në administratë shtetërore punësohen në konkurse, në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit të PS, u ka terhequr vemendjen deputetëve të tij të ndalin punësimet “me mik e me parti”. “Bëni kujdes me qytetarët. Mos u merrni me punësimet duke ndërhyrë me mesazhe”. Kështu ka deklaruar ai, thanë burime nga mbledhja. Ai ka theksuar se zgjedhjet në administratë duhet të bëhen përmes konkurseve, duke u kërkuar “lërini konkurset të funksionojnë”. Rama kohët e fundit ka shpeshtuar daljet në terren, duke shkuar nëpër qytete e fshatra për “llogariedhënie me qytetarët”.