Rama: Basha pret t’ja çojnë pushtetin te SHQUP-i

Rama: Basha pret t’ja çojnë pushtetin te SHQUP-i

362
0

Kryeministri Edi Rama është pyetur në emisionin “JAVA” në RTSH nëse do të rikandidojë në zgjedhjet vendore 3 nga kryebashkiakët më të përfolur të Partisë Socialiste, Erion Veliajn, Vangjush Dakon dhe Qazim Sejdinin. Por Rama e ka shmangur përgjigjen për emrat e tyre duke folur mirë për Fierin dhe Vlorën. “Kemi një numër kryetarësh bashkie që meritojnë respekt. Ka një numër prej tyre që e kanë merituar me punë respektin tonë. Unë mendoj që shumë njerëz që na kanë votuar nuk mendonin që do të ndodhnin këto ndryshime në shumë qytete të Shqipërisë. Për shembull në Fier. Është komplet një tjetër gjë sot. Lumi i Gjanicës, nuk kaloje dot, binte erë e përmbytej. Ne aty kemi prishur godina, dhjetëra godina. Janë dëmshpërblyer ata që i kishin me letra, dhe nuk pati protestë si ajo sot. Unë mendoj që të gjitha qytetet janë transformuar por Fieri, Vlora…ki parasysh, nuk e kanë menduar. Më tha njëri aty te Lungomarja, “ta kisha ditur kështu nuk ta jepja votën. Tani na nxore gratë nga shtëpia, rrinë te Lungomarja”. Kryeministri u shpreh i bindur në fitoren e zgjedhjeve lokale duke mos e kursyer ironinë për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. “Ai mendon të rrijë në karrigen që është derisa një arsye natyrale që unë iki nga karrigia ime dhe të më zërë vendin. Larg qoftë që unë të rri përjetësisht në këtë detyrë dhe të bëhem si Saliu, por ai shpreson mos më ndodh gjë natyrale mua. Ai pret që t’i vijë pushteti te SHQUP-i. Ky është ndryshimi mes tij dhe Saliut. Atë vetëm e kanë vënë në një detyrë. Atë e morën e vunë një herë aty, pastaj atje dhe tani e kanë vënë aty ku është. Aty ai pret që kur do iki unë dhe të vijë ne vendin tim” – tha Rama.