“Rama anuloi takimin me presidentin e Maqedonisë së Veriut”, Rudina Hajdari: Për...

“Rama anuloi takimin me presidentin e Maqedonisë së Veriut”, Rudina Hajdari: Për të ardhur turp!

374
0

Deputetja e opozitës së re në Kuvendin e Shqipërisë, nga foltorja e Kuvendit, ka deklaruar sot, se Kryeministri i vendit, Edi Rama, e anuloi takimin me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, që ishte në Tiranë ditën e shtunë me ftesë të homologut Ilir Meta.
Është për të ardhur turp që Rama anuloi vizitën e tij me presidentin e Maqedonisë së Veriut, 30 minuta para se të zhvillohej takimi. Ky është një akt i shëmtuar i shtetit tonë që të anulojë një vizitë të tillë të një niveli kaq të lartë. Ky anulim takimi me kryeministrin Rama ishte shfaqje e shëmtuar”- tha ajo.