Dj Iliano – Qesh dhe kërcej me të, se  është shoqja ime...

Dj Iliano – Qesh dhe kërcej me të, se  është shoqja ime më e ngushtë

483
0

O Iliano o vëlla kështu e thërrasin miqtë e tij por edhe vlonjatët. Ai është nga Vlora, është baba i një djali të vogël dhe dashuron muzikën, dhe muzika atë.Ai performon në klubet e natës deri në mëngjes.Baba shembullor  i djalit të tij dhe familjar i rregullt, sado që puna e tij është e vështirë nëpërmjet alkooholit femrave, pijeve etj.Principi i tij mbi çdo gjë është ta bëj atë të lumtur dhe krenar. Dj Iljano emri i artit, por kush është pas këtij emri? –Ylli Shahaj.Këtë profesion e bën për afro 11 vite.Pasioni i tij për muzikën por edhe për dëgjimin e saj ai vazhdon ende  të performoj në klubet e natës.Në Shqipëri por edhe jashtë saj ai e ndjen veten Shqiptar por edhe vlonjat.E kemi parë shpesh në bregdet por edhe ne jëtën e natës në kryeqytet.Vrapuam për ti shkëputur një intervistë spontane, për Vizional edhe pse midis tempit dhe ritmit të ditës ai me kënaqësinë më të madhe nuk na e refuzoj takimin me të.Dj Iljano vjen sot në këtë intervistë, për të folur pak më shumë rreth punës së tij, lidhjes me muzikën  si Dj profesionist në klube, pub-e, madje në disa evente të rëndësishme si “Top Festi dikurshëm ” apo “Kënga Magjike”.

Vizional – Sa ndikon muzika tek ty ?

Dj Iliano – Muzika për mua është shumë e rëndësishme. Mund të themi se është si ushqim për mua , unë jetoj me muzikë.

Vizional – Sa e vështirë dhe sa e bukur ka qenë për ty?

Dj Iliano – E vështirë jo , ndoshta vështirësitë e fillimit kur ja kam nisur bashkë  me disa shokët e mi, por atëhere kam qenë shumë i vogël dhe pasioni ishte shumë më i madh se sa veshtirësia qe ne hasnim herë mbas here, ndërsa bukuria e muzikës ndaj meje është, që unë muzikën e konsideroj si shoqen time më të ngushtë. Më ka ndenjur  afër në momente të bukura dhe jo të bukura. Kemi qesh dhe kemi kërcyer pafund bashkë dhe mund ta them me plot bindje, që pasioni për muzikën dhe lidhja që kam më të është padyshim një nga gjërat më të bukura që unë gëzoj në këtë jetë.

Vizional –Sa bukur dhe sa e vështirë është të punosh dj në klubet e natës?

Dj Iliano – Nëse je dj profesionist dhe muzika është profesion për ty, atëherë nuk mendoj se te jesh dj një klub nate mund të jetë e veshtirë, përkundrazi puna e dj është aq e bukur dhe të jep shumë ndjesi pozitive. Të argëtosh njerëzit dhe ti besh ata të kërcejnë apo të harrojnë çdo ndjesi negative, është lumturi shumë e madhe për një dj dhe unë e shijoj shumë kur jam në stage dhe shikoj që njerëzit, përfshihen nga muzika dhe për disa orë largohen nga realiteti i përditshëm.

Vizional –Po të mos linde muzika tek ty çfarë do bëhej Iljano?

Dj Iliano – hmmm , pyetje interesante… se di ,e mendoj ndonjëherë dhe në fakt kam shumë qejf të gatuaj .  Më pëlqen shumë gatimi sepse kam bërë edhe një shkollë kuzhine por nuk do ta shihja kurrë veten një kuzhinier,(hahahaha qesh)

Vizional– Ku inspirohesh në luajtjen  e beateve ?

Dj Iliano – Në fakt kam disa artistë të preferuar që i ndjek rregullisht në çdo këngë që ata realizojnë. Mundohem të kuptoj teknikat e reja dhe instrumentat që ata përdorin.

Vizional– A ke ndonjë idhull që do ti ngjash të bëhesh si ai të ndjekësh stilin e tij?

DjIliano– Janë disa artistë të huaj që unë frymëzohem , artistë që i shikoj si pikë referimi ndonëse   stili që unë krijoj si Iljano nuk është shumë popullor në Shqipëri. Fatkeqësisht njerëzit në Shqipëri janë të predispozuar të dëgjojnë muzikë Shqip dhe stili Deep House që unë bëj apo remaket e këngëve të vjetra në stilin e ditëve të sotme ndonjëherë, nuk e kuptojnë.Artisti që unë frymëzohem më shumë dhe që e ndjek shpesh në çdo livestream që ai bën nga studio ku flet rreth projekteve dhe stilit te tij është Martin Garrix.

Vizional– Ka stil muzike Shqipëria?

Dj Iliano – Fatkeqësisht jo. Janë të paktë artistët Shqipëtarë që lëvrojnë brenda të njëjtit stil . Mungon Flori Mumajesi, që identifikohej në stilin e tij , ka ndryshuar stil Stine, që godiste me stilin e tij R&B Ronela Hajati, që ka pas stilin e saj Dancehall etj. Është e vështirë të përcaktosh se çfarë rryme apo zhanër muzikor dëgjojmë apo të përdoret në Shqipëri, sepse nga kënga në këngë është shumë i ndryshëm.

Vizional–  Janë dashamirës ndjekësit e jetës së natës ,kanë stil muzike apo kërcejnë kot hajt të pimë ndonjë gjë?

Dj Iliano– Në fakt jeta e natës në Shqipëri  fillon me stil muzike dhe përfundon me “simos me keq”

Vizional – Në rrymat e tua muzikore që ti bën dhe a je i lumtur ti me profilin qe ke nga ana monetare në Shqipëri ?Projekte bashkëpunimi?

Dj Iliano– Stili im si Iljano ku unë identifikohem dihet tashmë që janë remaket dhe remixet e këngëve të vjetra, duke i risjellë në stilin Deep House apo Chill House. E ndiej veten komod dhe më jep shumë emocion ky zhanër muzikor. Jashtë Shqipërie stili në fjalë është shumë popullor dhe për momentin jam duke bashkëpunuar me disa shtëpi diskografike nga Turqia dhe Gjeorgjia ku ata bëjnë pjesën e liçensimit për çdo krijimtari timen. Ana monetare??? Nga muzika ime online patjetër që po . Kanalet e mia në Spotify dhe YouTube gjenerojnë mjaftueshëm të ardhura për të qenë i kënaqur ndërsa nga eventet në Shqipëri, në raport me ato që unë kam krijuar apo krijoj vazhdimisht nuk jam i kënaqur sepse pagesat janë shumë të ulta per një natë muzike.

Vizional – Eventet e tua të fundit dhe më i bukuri, kush ka qenë eventi qe e ke djegur fare ?

Dj Iliano – Vera për çdo Dj është gjithmonë e ngjeshur ,  aktive dhe shumë e bukur në të njëjtën kohë. Unë do veçoja një natë në Gjirokastër ku kam qenë DJ tek një lokal ku eventet realizohen në rrugicë, dmth tek pazari në Gjirokastër. Gjithashtu do veçoja edhe një natë në Shkodër sepse edhe aty sa herë që shkoj kënaqem shumë. Faleminderit ty Fredi për ketë intervistë dhe gjithë lexuesit të Vizional  që patën durimin të lexojnë një pjesë të vogël nga jeta ime.

Gazetar Alfred Meminaj

 

 

 

 

 

 

Shperndaje