Olti Curri ka ardhur ndryshe për Halloween, pasi ka zgjedhur të maskohet me një paruke me kaçurrela.
Festës së Halloween nuk i ka shpëtuar as blogeri Olti Curri, i cili duket se nuk ka zgjedhur të ketë maskim të frikshëm, por komik.
I maskuar me një paruke me kaçurrela Olti dhe si për ironi në sfond të videos, ka lënë të dëgjohet kënga e këngëtarit Sabiani, “Tullaci”.
Në postimin e blogerit në Instagram kanë ardhur shumë komente dhe pëlqime.
Por, komenti më pikant për maskimin e Oltit ka qenë ai i gazetares Iva Tiço, e cila ka ngjallur dhe shumë reagime të tjera nga fansat për ‘ofendimin’ siç e quajnë ata komentin e Ivës.