Qëlloi drejt makinës në sheshin “Shqiponja”, policia identifikon autorin e plagosjes

Qëlloi drejt makinës në sheshin “Shqiponja”, policia identifikon autorin e plagosjes

364
0

Mbrëmjen e djeshme një shtetas u paraqit për ndihmë mjekësore, pas një plagosjeje në këmbë me armnë zjarri. Mëngjesin e sotëm, policia ka arritur të bëjë zbardhjen e ngjarjes dhe të identifikojë autorin, i cili tashmë është shpallur në kërkim. Ai është 37-vjeëari me inicialet T.A., banues në Tiranë. Policia bën me dije, se ngjarja ka ndodhur në orën 21:25 në sheshin “Shqiponja” dhe autori ka qëlluar në drejtim të mjetit të drejtuar nga shtetasi B. B., 34 vjeç, banues në Kamëz, i cili është plagosur në këmbë.

 

Njoftimi i policisë

 

Pasi rreth orës 21:25, në rrugën “Teodor Keko”, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip ”Volksëagen”, të drejtuar nga shtetasi B. B., 34 vjeç, banues në Kamëz, ku për pasojë është plagosur në këmbë, drejtuesi i mjetit B.B., i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprat penale “Vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative , “Prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe e municion” parashikuar nga nenet 78-22-25 dhe 278/2 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit T.A.