Qarkullonin me armë zjarri me vete, arrestohet i riu, procedohet penalisht 17...

Qarkullonin me armë zjarri me vete, arrestohet i riu, procedohet penalisht 17 vjeçari

412
0

Policia e Maliqit ka arrestuar një shtetas dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një tjetër, pasi posedonin armë zjarri dhe municion pa leje.

Pas marrjes së një informacioni nga komuniteti, se në fshatin Pirg, dy shtetas qarkullojnë me armë zjarri, u arrestuan në flagrancë  shtetasi R.L, 20 vjeç, banues në Korçë si dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për një 17 vjeçar, banues në Pirg.

Dy shtetasve të mësipërm iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik, një krehër me 3 fishkë dhe 343 copë fishekë të tjerë të vendosur brenda një çante, të cilat i posedonin pa leje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.