Punësohen 373 studentë ekselentë në administratë, Rama: Në lajme del ngelësi që...

Punësohen 373 studentë ekselentë në administratë, Rama: Në lajme del ngelësi që bërtet

370
0

Kryeministri Edi Rama po mban sot një takim me 373 studentët ekselentë fitues të Platformës ‘Punë të Mbarë’, të cilët kanë fituar një vit pune në adminisratë për shkak të rezultateve në univeristet.

Rama tha se administrata është një nga pikat kyçe të integrimit të Shqipërisë në BE. Ai deklaroi se kjo reformë në arsim pati si iniciator pikërisht protestën e studentëve.

“Ligji i ri përcakton se pë të marrë një vend pune në administratë duhet një eksperiencë e caktuar. Në kushtet tona kjo është një domosdoshmëri që administrata të fillojë të marrë fytyrën e më të mirëve. Ky ligj është i miratuar sipas standarteve të BE. Këtë mësim na e dha protesta e studentëve. Studentët e ekselencës do të punësohen për një vit në administratë. Gjatë këtij viti ata do të kenë mundësi që të njihen akoma më shumë në vendin e punës”, tha Rama.

Ndërkaq, gjatë fjalës së tij, kryeministri nuk hezitoi të thumbonte sërish mediat dhe studentët ngelës, siç i quan ai.

“Në lajme del një student ngelës që del dhe bërtet për pedagogun e korruptuar. Këta 373 të tjerë që kanë mësuar nuk dalin në lajme. Lajm përbën ai ngelësi që bërtet, këta jo”, tha Rama.