Publikohen imazhe nga përgatitjet për dasmën përrallore të Bleros dhe Afronës

Publikohen imazhe nga përgatitjet për dasmën përrallore të Bleros dhe Afronës

411
0

Këngëtari i njohur Blero Muharremi në muajin shtator të këtij viti pritet që të kurorëzojë dashurinë në martesë me femrën që i ka vjedhur zemrën, Afrona Dikën.

Kjo e fundit kujdeset gjithmonë që të mbajë të përditësuar ndjekësit në llogarinë në Instagram rreth të rejave më të fundit të jetës së saj.

Aktualisht bukuroshja po bën përgatitjet për dasmën dhe nga ajo që pamë nga postimi i saj i fundit në Insta Story mund të themi këtë fjali: “Dasma do jetë  madhështore dhe e mrekullueshme!”

“Gjithçka vërtitet rreth detajeve!”- mbishkruan Afrona në foton ku mbizotëron bardhësia dhe çdo gjë vërtet duket e kuruar në detaj që nga lulet e deri tek dekori i pjatave dhe gotave.

Siç edhe ju mund ta shikoni, finesa është ajo që lehtësisht bie në sy dhe ne mezi po presim të publikohen imazhe të reja nga dasma e dy personazheve të dashur të showbizit.