Psikologjia: Meshkujt me mjekra pëlqehen më shumë nga femrat

Psikologjia: Meshkujt me mjekra pëlqehen më shumë nga femrat

447
0

Që sot e tutje mos i kërkoni partnerit tuaj të heqë mjekrën pasi është e ndaluar shkencërisht, gjithmonë nëse doni një të dashur tërheqës.

 

Meshkujt me mjekër duket se janë partner më të mirë dhe janë më të pëlqyeshëm nga seksi i kundërt.

 

Ky ishte përfundimi i një studimi të udhëhequr nga Barnaby Dixson dhe të publikuar në Gazetën e biologjisë evolucionare. Hulumtimi përcaktonte se meshkujt me mjekër konsiderohen nga femrat si partner më të besueshëm sesa meshkujt e tjerë.

 

Por, çfarë fshihet pas këtij studimi ? E pra, me sa duket mjekra ndryshon formën e fytyrës, dhe gratë janë të prirura nga natyra të pëlqejnë një pamje burrërore dhe mjekra është karakteristika që simbolizon fuqinë dhe forcën, transmeton Living.

 

Ketu shtojmë dhe faktin se qimet e fytyrës tregojnë nivel të lartë të testosteroneve dhe ky hormone lidhet me pjekurinë.

 

Nga 8,520 gra të pyetura, 8,520 gra (të gjitha prej tyre) treguan të njëjtat shije për meshkujt me mjekër.