Pse u largua nga ‘E diell? Einxhel Shkira zbulon arsyen

Pse u largua nga ‘E diell? Einxhel Shkira zbulon arsyen

520
0

Vetëm një javë pas fillimit të tij, moderatorja e njohur Einxhel Shkira është larguar nga programi “E diell”.

Në sezonin e ri, ajo drejtonte rubrikën “Beauty”. Ndërkohë, në një prononcim për Anabel, moderatorja ka rrëfyer se është larguar pasi nuk përshtatej me rubrikën e re.

“Të jem e sinqertë, që javën e parë të transmetimit të sezonit të ri të ‘E diell’ nuk po gjeja veten në rolin që më ishte caktuar si prezantuese e rubrikës ‘Beauty’. Unë besoj se secila prej nesh është zgjedhur të jetë në atë rubrikë për diçka autentike që ajo ofron dhe në këtë sezon, për shkak të një ndryshimi në strukturë dhe koncepti të ri autorial, po mendoja dhe ndjeja se po humbja atë çfarë unë mendoj që më karekterizon dhe më dallon: spantaniteti dhe natyraliteti.

Me gjithë respektin për kolege të miat, të cilat shumë mirë në formate të strukturauar, ku roli i prezantueses është më shumë ai i një përcjellësi të informacionit, unë si natyrë nuk kam lidhje me këtë lloj skeme.

Më vjen keq për vendimin që mora një javë pasi kishte filluar programi, por mesa kam parë, jam e qetë dhe mungesa ime nuk ka shkaktuar ndonjë dëm të madh”, ka thënë ajo mes të tjerash.