Pse i trishtuar? Kur të gjithë po kërcenin, Ermal Mamaqi gati sa...

Pse i trishtuar? Kur të gjithë po kërcenin, Ermal Mamaqi gati sa s’qau në ditëlindjen e Amit

344
0

Ermal Mamaqi ka festuar ditëlindjen e Amarda Toskës mbrëmë në një festë surprizë të organizuar për bashkëshorten.

Moderatori kishte mbledhur stafin e biznesit të tyre për të festuar 37-vjetorin e Amit, ndërsa ndau disa nga momentet më të bukura gjatë festës.

Por më i veçanti ishte momenti kur po luhej kënga e tij me Dr. Florin, “Ku ka si Tirona”.

Ndërkohë që të pranishmit kërcenin valle, Ermali ishte ulur në një cep duke filmuar veten të përlotur dhe stafin që dëfrehej.

Moderatori gati qante për mungesën e mikut të tij të ngushtë që u nda nga jeta 5 vite më parë.

Ai kishte shkruar emrin e këngëtarit të ndjerë, ndërsa kishte bërë tag edhe bashkëshorten e tij Blerina.