PS-PD, negociatat ne piken zero…

PS-PD, negociatat ne piken zero…

127
0

Palët politike janë kthyer edhe njëherë në pikën zero. Edhe pse dita e sotme ishte një dite e ngjeshur takimesh dhe pritej një marrëveshje mes palëve, data e zgjedhjeve e ka rikthyer sërish ngërçin. Sipas Partisë Demokratike, Basha ka pranuar paketën McAllister, duke hequr dorë në një farë mënyre nga kërkesat e saj ekstreme për dorëheqje të Ramës dhe krijimin e qeverisë teknike. Por opozita ka kërkuar shtyrje të zgjedhjeve deri në vjeshtë. Sipas Bashës, shtyrja e zgjedhjeve duhet bërë deri në implementimin e plotë të numërimit elektronik dhe identifikimit biometrik të votuesve. Nga ana tjetër, kryeministri Rama ka pranuar edhe ai gjithashtu paketën, që të lëshojë disa ministri me aprovimin e opozitës. Por kryeministri nuk tërhiqet nga data e zgjedhjeve. Burime nga maxhoranca bëjnë me dije se data 18 qershor është kushtetuese dhe për këtë fakt sipas tyre nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve. Shpresa e fundit për të hyrë në zgjedhje mbetet një lëvizje finale  e ambasadorit amerikan Donald Lu, por gjasat janë të pakta në pikën ku janë palët, pra në pikën fillestare të konfliktit.

Shperndaje