Pas fitores së thellë në zgjedhjet parlamentare në qarkun e Fierit, Partia Socialiste organizon sot në qytetin e Fierit festën e fitores. Burime për “vizion.com.al” bëjnë të ditur se kjo festë do të organizohet në një nga lokalet e njohura të Fierit, ku do të ketë një pjesëmarrje të gjerë nga deputetët e sapozgjedhur, zyrtarë të PS-së Fier si dhe simpatizantë të kësaj partie, ku numri mendohet te jete rreth 600 persona.
Përveç numrit të lartë të pjesëmarrjes, veçantia e kësaj feste është pikërisht përgatitja e një torte të përmasave të konsiderueshme, me logon e Partisë Socialiste dhe sloganin e saj në këtë fushatë. Ju sjellim ekskluzivisht fotot e tortës dhe të ambientit ku po përgatitet festa.