Në Lushnje është zhvilluar sot një protestë e pazakontë. Bizneset e përpunimit të qumështit janë ngritur këtë mëngjes për të protestuar kundër qeverisë për taksat.
Protestës i janë bashkuar edhe fermerët e Lushnjes, të cilët në shenjë revolte kanë derdhur qumështin në rrugë.
“Larg duart nga blegtoria, duam subvencion”, ishin pankartat e banorëve.