Protestat në Katalonjë/Lajm i keq për sport dashësit, shtyhet “El Clásico”

Protestat në Katalonjë/Lajm i keq për sport dashësit, shtyhet “El Clásico”

359
0

Rajoni i Katalonjës është i përfshirë prej ditësh në protesta masive pas vendimit të Gjykatës Supreme për të lënë në burg liderët e lëvizjes separatiste që kërkonte pavarësinë e rajonit.

Kjo ka sjellë episode dhune në rrugët e Barcelonës gjë që e ka vendosur rajonin në një situatë aspak të qetë.

Si rezultat i këtyre zhvillimeve Komiteti i Garave në Federatën Spanjolle të Futbollit ka vendosur që “El Clásico” ndërmjet Barcelonës dhe Realit të Madridit të shtyhet.

Ndeshja ishte programuar për t’u luajtur në 26 tetor, në orën 13:00 por tashmë dy klubeve i kërkohet të arrijnë një marrëveshje deri në orën 10:00 të ditës së hënë për një datë të re.