Protestat e opozitës, Ruçi: Si teka fëmijësh te dyqani i lodrave

Protestat e opozitës, Ruçi: Si teka fëmijësh te dyqani i lodrave

447
0

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruci, i ndodhur në Margëllici të Patosit ka folur në lidhje me situatën politike në vend. Ruçi është shprehur se protestat e opozitës janë si teka e fëmijëve në dyqanin e lodrave, ndërsa theksoi se aksioni i tyre shkon kundër parimit të demokracisë. Po ashtu, kreu i Kuvendit foli dhe për djegien e mandateve nga ana e opozitës, duke thënë se kanë pasoja shkatërrimtare të demokracisë në Shqipëri. “Të jesh antifashist dhe europian do të thotë të punosh për demokracinë, të garosh për të fituar dhe jo të sjelljesh me rregullat e demokracisë dhe me fatet e vendit si fëmijët në dyqanin e lodrave. Të jesh anti-fashist dhe europian do të thotë të luftosh për të shërbyer dhe për të ndryshuar jetën e qytetarëve, të përkushtohesh dhe ti nënshtrohesh verdiktit të popullit dhe mos braktisësh pozicionin ku të kanë vendosur vota e popullit. Për të kuptuar sa jetike është për Shqipërinë respektimi dhe sa shkatërruese është braktisja e mandateve të popullit”,-tha Ruçi.