Protesta te Unaza e Re/ Shoqërohet në polici ish-deputeti demokrat Klevis Balliu

Protesta te Unaza e Re/ Shoqërohet në polici ish-deputeti demokrat Klevis Balliu

402
0

Policia ka shoqëruar në komisariat ish-deputetin demokrat Klevis Balliu.

 

Balliu është shoqëruar menjëherë pas përfundimit të protestës. Banorët bllokuan sërish rrugën. Kujtojmë se Balliu është shoqëruar edhe më herët, pikërisht për protestën te Unaza.

 

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se përpos Balliut, janë shoqëruar në komisariat edhe disa banorë.

 

Policia ka arrestuar më herët disa protestues, të cilët janë lënë në burg nga gjykata.

 

Ja kush janë të shoqëruarit nga policia për protestën te Unaza:

 

Dritan Noku

Arend Bushi

Ani Murataj

Andi Sharra

Ervis Hysneli

Kujtim Ylli

Gojart Duro