Protesta te Parlamenti, Klevis Balliu deklaratë të fortë: Ka ardhur koha të...

Protesta te Parlamenti, Klevis Balliu deklaratë të fortë: Ka ardhur koha të futemi brenda dhe t’i nxjerrim zvarrë

438
0

Vijon protesta e opozitës përpara Parlamentit, ndërsa hera pas here ka tentativa për thyerje të kordonit.

Ndërkaq, ish deputeti i PD, Klevis Balliu në një prononcim për Neës 24 është shprehur se protesta e qytetareve do të vazhdojë dhe ka shtuar se ka ardhur koha që të hyjnë në Parlament dhe t’i nxjerrin zvarrë të gjithë ata që e kanë vjedhur këtë popull sipas tij.

“Ka ardhur koha të hyjmë aty brenda dhe ti kapim dhe t’i nxjerrim zvarrë të gjitha ata që i kanë vjedhur paratë këtij populli. E dinë qytetarët si do vazhdojë. Se dëgjova që një deputet ka thënë për dialog. Ne nuk bëjmë dialog me bandat, siç SHBA nuk bën dialog me terroristë”, është shprehur Klevis Balliu duke iu përgjigjur kështu Taulant Ballës.