Protesta/Spitali i Traumës: Janë paraqitur 19 pacientë, s’ka rrezik

Protesta/Spitali i Traumës: Janë paraqitur 19 pacientë, s’ka rrezik

226
0

Për protestën e opozitës së bashkuar ka reaguar edhe spitali Ushtarak. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, ky institucion shprehet se 19 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Sipas tyre, nga 19 në total, 14 ishin  punonjës policie, katër protestues dhe një operator. Gjithashtu spitali shprehet se gjendja shëndetësore e tyre është e qëndrueshme dhe nuk kanë asnjë rrezik për jetën. Ndërkohë, në deklaratë flitet edhe sekretarit organizativ të PD-së, Sahit Dollapit, i cili u dhuna gjatë protestës tek ambientet e Kuvendit.

 

 

Deklaratë e Plotë

 

Gjatë zhvillimit të protestës në datë 11/05/2019 në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës u paraqitën 19 pacientë të traumatizuar në zona të ndryshme të trupit, për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike dhe bombave molotov. Prej tyre 14 janë efektivë policie, 4 protestues 1 operator. Pacientëve iu kanë kryer ekzaminimet e nevojshme diagnostikuese dhe kanë marrë mjekime përkatëse. Në spital vazhdon të jetë nën observim mjekësor pacienti S.D i moshës 56 vjeç i cili mbërriti në orën 00:30 të ditës të mëngjesit të datës 12/05/2019 i shoqëruar nga ekipi i urgjencës paraspitalore pasi ankonte dhimbje të gjymtyrëve. Në urgjencën e S.UT. u krye protokolli i plotë mjekësor. Gjendja e përgjithshme shëndetësore rezultoi e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht pacienti po qëndron nën përkujdesin e mjekëve.