Protesta në foto/ Ja çfarë po kërkojnë studentët

Protesta në foto/ Ja çfarë po kërkojnë studentët

105
0

Studentët e dy universiteteve më të mëdha në vend, Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Politeknik sot kanë bojkotuar mësimin. Studentët janë ngritur në protestë dhe kërkojnë uljen e tarfiave të shkollimit.

Aktualisht (ora 10:30) u zhvilluan dy protesta paralele për të njëjtin kauzë, njëra tek Ministria e Arsimit dhe tjetra tek korpusi universitar (sheshi Nënë Tereza).  Ata janë organizuar përmes rrjeteve sociale dhe nuk është asnjë subjekt politik apo OJF pas tyre.

Protesta nisi dje nga studentët e Urbanistikës, ndërsa sot numri i protestuesve është shumë herë më i madh. Janë bashkuar studentë të Shkencave të Natyrës, Shkencave Sociale, inixhinierive, etj.

Studentët u ngritën në protestë pas vendimit të fundit të qeverisë për pagesën e krediteve. Vendimi parashikon pagesë 670 lek/kredit në nivelin Bachelor. Kujtojmë se një lëndë ka 5-10 kredite. Ndërsa për studentët e masterit tarifa është dhe më e lartë 1700 lek/kredit.

Kështu çdo studenti që ka provime të mbartura nga viti i kaluar i kërkohet të paguajë deri në 7 000 mijë lekë (70 mijë te vjetra) për të hyrë në këto provime.

Po kështu si asnjëherë më parë, studentëve u është kërkuar që të paguajnë gjithë tarifën vjetore të shkollimit brenda datës 15 Dhjetor.

“Ne i kemi familjet e varfëra dhe nuk kemi ku ti gjejmë ‘cash’ 400 mijë lekë deri më datë 15 Dhjetor”, tha njëri prej protestuesve. Ata kërkojnë: 1- heqjen e tarifës për provimet e mbartura, 2- pagesë me këste të tarfiës vjetore të studimit.

loading...