Protesta e Unazës së Re, PD: Një makinë u fut mes turmës

Protesta e Unazës së Re, PD: Një makinë u fut mes turmës

504
0

Banorët e Unazës së Re kanë protestuar edhe këtë të enjte, duke bllokuar rrugën. Por sipas Partisë Demokratike e cila mbështet protestën e banorëve një automjet ka kaluar mes për mes, duke shkaktuar frikë në turmë. “Mjeti që drejtohej nga një shtetas i paidentifikuar ende hyri mes turmës ku kishte me së shumti gra dhe fëmije. Momenti ka qene tmerrues. Policia e cila ndodhej shume pranë vendit të ngjarjes nuk ka ndërhyrë dhe ka qëndruar indiferente ndaj këtij sulmi që mund të kishte qenë me pasoja fatale për jetën e protestuesve, grave dhe fëmijëve te tyre”, njofton PD. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka pezulluar aktivitetin ndërtimor të kompanive Biba X dhe DH Albania, për ndërtimin e një pjesë të Unazës së Re, pas publikimit të fakteve që hedhin hije të rënda dyshimi mbi falsifikimin e dokumentave nga ana e kompanisë amerikane Dunwell Haberman, e cila fitoi garën përmes degës së saj në Shqipëri, DH Albania. Prokuroria ndërkohë ka nisur hetimet, ndërsa opozita thotë se u vërtetua vjedhja e qeverisë përmes këtij projekti.