Protesta e shqiptarëve vlen më shumë se ndonjë individ, parti apo klan...

Protesta e shqiptarëve vlen më shumë se ndonjë individ, parti apo klan i caktuar- Nga Helidon Kastrati

190
0

Çështja kombëtare vlen më shumë se Individi, apo një klan apo grup i caktuar, si Parti apo ndonjë Shoqatë!…

Që të jemi të qartë dhe të sinqertë, askush nuk ka fuqinë, apo autoritetin moral dhe ligjor që të personalizojë një protestë gjithë përfshirëse me ndonjë fletushkë të shpërndarë nëpër Facebook, apo duke dalë në ndonjë ekran e duke pretenduar se protestën e ‘e bëra unë’. Kushdo qofte ai apo ajo, askush nuk ka autoritet, individ apo parti ose shoqatë që të ‘privatizojë’ një protestë. Sepse në keto 25 vite në Britaninë e madhe e kemi parë se çfarë kanë bërë.

 

Më shumë përçarje dhe dëm kanë sjellët partitë me agjendat e tyre dhe më shumë shoqatat me konflikte e tyre personale që merren me mbledhje fondesh. Pa harruar edhe mediat në Shqipëri që për audiencën e e tyre, me ‘komentatorët’ e tyre të lidhur me partinë e ndryshme apo edhe të organizatave të ndryshme, e kanë bërë sterrë të zi emrin e shqiptarëve në Britani dhe këtu nuk kanë ndërmend ti përmend me emra pasi është turp edhe ti mendosh, e jo më ti thuash.

 

Protesta e djeshme, revolta e së shtunës në Londër ishte e shqiptarëve të ndershëm, nënave, motrave, baballarëve dhe vëllezërve shqiptarë për njerëzit e tyre më të afërt që ua kanë quajtur “kriminelë”, në Parlamentin Britanik, nga drejtuesi më i lartë i ministrisë Brendshme, ministrja në këtë rast.

 

Edhe sa më shumë protesta të tilla të bëhen, pa pasur implikime apo keqpërdorje nën rrogoz nga partitë politike, apo organizata e shoqata që përdoren prej tyre, e them me plot gojë dhe shpirt, se më të mëdha dhe më të ndershme do të jenë ato dhe do të sheshojnë edhe konfliktet brenda komunitetit shqiptar në Britaninë e madhe.

 

Mediat në Britani dhe AlbUk TV ka vetëm një rol të rëndësishëm të cilin duhet ta kryejnë me sukses, të sensibilizoje edhe të informojë publikun, jo të organizojë, gjë që e ka bërë në mënyrën e tij më të mirë dhe me fonde zero. Edhe këtu Shqiptaret duhet edhe fillojnë të reflektojnë se kur një shoqatë merr 500 mijë sterlina në emër të tyre dhe media e tyre me qëllim mundohen të anashkalohet nga grupe caktuara, atëherë këtu bie erë puna!

 

Kjo ishte arsyeja se pse AlbUkTV nuk ka transmetuar pamjet direkte të saj apo me komentator të saj, por të vetëm të publikut të marra nga Facebook për të të mos dhënë as një lloj ngjyre..

 

Urime të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen pa dallim feje, krahine apo ideje.

 

Zoti i bekoftë shqiptarët dhe Shqipërinë Etnike.