Ndërkohë që opozita do të protestojë, kryeministri Edi Rama nuk do të jetë në Tiranë.
Burimet i thanë newsbomb.al se Rama do të shkojë në Butrint mbrëmjen e sotme për të qenë pjesë e koncertit të Carla Brunit.
Kantautorja dhe modelja e njohur, njëherazi bashkëshortja e ish-Presidentit francez Nicolas Sarkozy, Carla Bruni, do të këndojë në Butrint sonte në orën 21:00, pak pas fillimit të protestës në Tiranë.
Carla Bruni është e ftuar speciale në Butrint në ‘Festën e muzikës’ dhe do këndojë për publikun shqiptar 11 këngë nga albumi i saj ‘French touch’.
Me siguri që kryeministri nuk do ngurojë t’i bëjë ‘karshillëk’ opozitës edhe me ndonjë foto. /newsbomb.al/