Protesta e opozitës, Ambasada Amerikanë në Tiranë apel qytetarëve

Protesta e opozitës, Ambasada Amerikanë në Tiranë apel qytetarëve

501
0

Tre ditë para protestës së 9-të kombëtare të opozitës, paralajmëruar të mbahet këtë të premte, Ambasada e SHBA ka dalë me një apel për shtetasit amerikanë.

Në njoftimin e Ambasadës i kërkohet shtetasve amerikanë që të shmangin grumbullimet e mëdha.

Më tej,  ambasada jep informacion mbi demonstrimin e së premtes dhe jep disa këshilla për shtetasit e saj.

“Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet pranë zyrës së Kryeministrit të premten, më 21 qershor 2019, duke filluar rreth orës 08:010.  Grupi synon të demostrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshëm në Tiranë. Kohëzgjatja e demostratës së pritshme është e panjohur, demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur botet me ujë dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Personeli i Abasadës së SHBA dhe anëtarët e familjes janë udhëzuar për të shmangur të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstrata do të zhvillohet. Shmangni grumbullimet e mëdha dhe sheshet ku demonstruesit janë të pashmangshëm. Monitoroni mediat lokale për përditësime”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA.