Protesta e 21 Marsit, gjykata e Tiranës lë në burg 3 protestues

Protesta e 21 Marsit, gjykata e Tiranës lë në burg 3 protestues

190
0

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë për 6 të ndaluarit e protestës së opozitës më 21 mars. Nën masën “arrest me burg” janë lënë protestuesit Mariglen Doçi, Dorian Protoduari dhe Emiljano Mustafa. Ndërsa janë lënë të lirë me masën “arrest shtëpie” Bledar Dollia Jorges Gjikola dhe Arbër Kola. Ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho thotë se mazhoranca ka për qëllim të trembë protestuesit. Ndërsa ish-deputeti Klevis Balliu e cilëson politik vendimin e marrë për protestuesit. “Në këtë vend qeveria është e lidhur me krimin. Masa e arrestit me burg për protestuesit nuk është e drejtë”,- ka thënë ai. “Është e qartë se është një ndalim, por dhe gjykim politik. Tanimë kjo është e dukshme jo vetëm për masat e marra sot, por për të gjithë protestuesit. Jetojmë në një vend ku kemi bëjmë me një qeveri, e cila është e kapur totalisht nga krimi i organizuar. Është e kapur totalisht duke vjedhur hapur tek Unaza e Re dhe ndalohen dhe arrestohen protestues, të cilët protestojnë për shtëpitë e tyre, pronën e tyre, dhe sot janë të lirë Edi Rama, Damian Gjiknuri, Afrim Qendro që kërkonin t’i prishnin shtëpinë Dorjanit dhe banorëve të tjerë të Unazës së Re për të gllabëruar 40 milion euro”,- u shpreh ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari.

 

Shoqërimi i protestuesve bëri që protesta e opozitës të zhvendoset nga Parlamenti në drejtim të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe ish-deputeti i PD-së Flamur Noka thanë se policia nuk kishte arsye për t’i shoqëruar, për shkak se protesta ishte tejet paqësore.

 

“Mariglen doci eshte nje nga djemte me fisnike te FRPD. Edi Rama vijon denimet politike ndaj FRPD por nuk do ja dale dot te na ndaloje. Do ti qepemi kemba kembes Edi Rames deri ne largimin tij nga Shqiperia ne azil politik. Nuk ka perse te ikin 110.000 te rinj nga Shqiperia ne 5 vite, por duhet te ike vetem nje person per ti hapur rrugen integrimit europian te Shqiperise dhe te rikthehet shpresa tek te rinjte dhe ai qe duhet te ike eshte Edi Rama.”- u shpreh kryetari i FRPD-së, Belind Këllici.

 

Ndërkohë ish-deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi dënon vendimin për të rinjtë ndërsa shprehet se kriminelët e vërtetë janë në Qeveri.

“Gjyq politik ndaj te rinjve qe kane protestuar per te drejtat e tyre!Nderkohe kriminelet mbrohen nga shteti!

Papunesise ne rritje, korrupsionit ne cdo nivel, varferise e mungeses se shpreses, tani i shtohet dhe shtypja sistematike e te drejtave te njeriut! Te rinjte kane protestuar per arsim cilesor, punesim te mirepaguar, siguri sociale e per shanse te barabarta! Kane ushtruar te drejten e tyre Kushtetueste!

Shteti ka rene&drejtesia eshte e kapur duke i sherbyer krimineleve qe jane ne funksion te ketyre pushtetareve te ardhur me vota te blera!

Edhe kete jave u publikua nje tjeter audio-pergjim i Prokurorise, ku tregon se si zyrtare te Rilindjes i japin direktive Policise se Shtetit te bleje deshmine e rreme te nje individi per te shpetuar karriken e tyre nga procesi gjyqesor qe po zhvillohet.

Kriminelet e vertete jane ne QEVERI, shkoni kapini! Nuk jane te rinjte!

Kohera te veshtira po jetojme, ndaj misioni yne eshte per te bere nje Shqiperi me te mire, per mireqenie ne familjet tona, per prosperitet e integrim shoqeror!”- shkruan ajo në ‘Facebook”.

 

Njoftimi i policisë pas protestës 21 Marsit

 

Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 6 shtetas, për veprime të dhunshme mbi institucionet Kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës gjatë zhvillimit të protestës së opozitës nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ditën e sotme para parlamentit.

 

Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.

 

Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 17 persona të tjerë, ndërsa 6 shtetas janë shpallur në kërkim.

 

Është proceduar penalisht gjithashtu shtetasi G.B., organizator i protestës.

 

Janë arrestuar për konsumimin e elementëve të veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike” shtetasit:

 

– J.Gj., 24 vjeç, nga Shijaku;

– M.D., 24 vjeç, nga Mamurrasi;

– A.K., 20 vjeç, nga Rrësheni;

– B.D., 36 vjeç, nga Kavaja;

– E.M., 26 vjeç, nga Kavaja;

– D.P., 31 vjeç, nga Tirana.

 

Po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme.

 

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.