Propozimi i ambasadës amerikane për Kushtetuesen, vjen përgjigja nga Presidenca

Propozimi i ambasadës amerikane për Kushtetuesen, vjen përgjigja nga Presidenca

381
0

Presidenca reagoi pak minuta pasi ambasada amerikane postoi nje shenim ne faqen e Facebook për situatën e krijuar me përplasjet politike për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe propozoi qe ceshtja te cohet ne Komisionin e Venecias.

Ne nje reagim te zedhenesit te Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi thuhet: “Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of Law” si çdo vend demokratik”.

DEKLARATA E PLOTE E ZEDHENESIT TE PRESIDENTIT:

Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit.

Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës.

Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of Law” si çdo vend demokratik.
Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë!
Rruga e Kavajës të çon në Kavajë!
Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar!