PROMOVOHET “GJETHNAJA E SHPIRTIT“ POETIK TË VERA ISTREFAJT

PROMOVOHET “GJETHNAJA E SHPIRTIT“ POETIK TË VERA ISTREFAJT

750
0

Poete, shkrimtare, artiste, gazetare, botues e studiues u bene bashke ne Tirane  per poezine e Vera Istrefaj-t.

Nder ta ishin Shefqet Hoxha, studiues i lirikes lumjane, studiuesit Behar Gjoka, Izet Duraku ,  Nikolle Loka dhe Teuta Dhima, shkrimtaret Hamit Aliaj, Perparim Hysu, Demir Gjergji, Mark Simoni,  Rexhep Shahu, Bislim Ahmetaj, Kujtim Morina, East Bytyci, Lulzim Hajdari, e shume e shume poete, shkrimtare, artiste e njohes te letersise.

Fotografia e Vera Istrefaj

Per Izet Durakun, poezie e Verës ngjan me një lumë, rrjedha e qetë e të cilit sigurohet prej brigjesh të buta, përmes një peisazhi të rrafshët, të blertë. Mund të hetohet këtu kjo semantikë në shenja të sigurta gjuhësore, në tinguj e fjalë me mungesë zhurme.

Poeti Arber Ahmetaj shprehet per poezine e Istrefaj-t:  Poezi të shkurtëra,  me nga një metaforë ndriçuese! Shpesh përvëluese! Të mënçura, poezi gjendjeje, ku identifikohen shumë lexues! Pastaj, njëra prej atyre poezive më shënjoi fort: bëhej fjalë për një hakmarrje të rrallë, të trëndafiltë, hakmarrje superiore gruaje!  Eshte poezia

Fotografia e Vera Istrefaj

“ Britmë trishtimi”

Nga keqardhja për ty

do të të jap një mundësi

mungesën time.

Ndjesitë e tua

do të shterpohen

e fjalët

s’do të të kenë

peshë mendimi

E qeshura jote

do të jetë

britmë trishtimi

Fotografia e Vera Istrefaj

Namik Selmani thote: – Duke e lexuar vargun e saj sa të matur aq dhe të lirshëm ndjeva atë lumturim që të jep leximi i një poezie, për të cilin ti nuk mallkon kohën që ke harxhuar në një kohë kur koha është bërë lak dite. Poezia e saj ka shumë dritë. Në të nuk ka moralizime të shumta ku bien shpesh poetët.

Shkrimtari Perparim Hysi vijon:-  E Kam çmuar poezinë e saj sa”bio”, por dhe aq të bukur, ku rrallë, shumë rrallë, mungon  ndonjë metaforë që i jep aq shije poezisë.  Metafora është”mbretëreshë e tropeve”  dhe poetja  i  ka përdorur me aq bukuri!

Studiuesi Sejdi Berisha eshte shprehur se autorja, lexuesit i servir  fenomenin  e pavarësisë dhe  fatbardhësisë individuale, pra, edhe të unit, zemrës, shpirtit, të mendjes dhe të vetë vargut krijues. Për këtë, këtij konstatimi, më së miri i puthiten vargjet:  “Mendimet e mia/nuk janë ujë/i përroit tënd në tharje“.

Një vargëzim i begatuar me fuqinë brilante të mesazhit njerëzor, plot figuracion letrar e peshë vargu.

Fotografia e Vera Istrefaj