Prokurori u rrah sot në krye të detyrës, kush është autori i...

Prokurori u rrah sot në krye të detyrës, kush është autori i goditjes dhe problemet me drejtësinë

492
0

Klodian Llaha prokuror në organin e akuzës në Vlorë, mësohet se u godit sot në krye të detyrës brenda institucionit, sikundër është bërë e ditur nga shtetasi Viktor Sherifaj. Policia ka bërë të ditur së goditja është bërë për shkak të detyrës. Viktor Sherifaj dhe vëllai i tij kanë pjesë e një sage të gjatë gjyqësore që përfundoi në vitin 2017 deri në Gjykatën e Lartë, ku palë e paditur ka qenë Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Në vitin 2014 ata ankimuan në Gjykatën e Apelit Vlorë një vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ku edhe fituan. Ndërsa nuk dihet nëse konflikti i sotëm me Prokuorin Llaha ka lidhje me këtë çështje apo me një tjetër çështje të hapur.