Prokurori i Përgjithshëm/ KLP nis intervistimet, merret në pyetje Arta Marku

Prokurori i Përgjithshëm/ KLP nis intervistimet, merret në pyetje Arta Marku

365
0

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e sotme po interviston kandidatët për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Në këto momente është duke u intervistuar Arta Marku nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Pas Markut, KLP do të marrë në pyetje edhe Fatjona Memçajn, dhe më tej me Olsian Çelën.

Ditën e djeshme KLP miratoi metodologjinë orientuese për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm dhe të gjithë anëtarët mund të votojnë. Këshilli arriti në përfundimin se asnjë anëtar nuk ka konflikt interesi për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.