Profesori kritika të forta për Festivalin e Këngës: Muzikë pa muzikë, sa...

Profesori kritika të forta për Festivalin e Këngës: Muzikë pa muzikë, sa mjerim për ne…

435
0

 

Profesor Përparim Kabo lëshon një mori kritikash ndaj Festivalit të Këngës në RTSH, ku siç shkruan ai, kishte muzikë pa muzikë, kompozime të importuara dhe tekse pa kuptim.

Ndërkaq, profesori kujton mjeshtrat e mëdhenj si Kujtim Laro i cili nuk kishte as lap top e as youtube por ishte një gjeni.

“Në sallë e pallatit të Kongreseve vazhdon festiali këngës në RTSH…me muzikë pa muzikë, me kompozime me kompozitorë nga importi, me tekste pa kumte…por në këtë mbremje pa vlera dua të sjell një Kujtim…dua të sjell Kujtim Laron, muzikantin gjenial, këtë Enio Morikone shqiptar…Epika lirike e tij ishte e paanë, e pafund …me melos dhe me tallaze…Iku nga kjo botë në verën e vitit 2004. Kaluan 15 vite dhe heshtje për të. Po kush kompozon sot si Kujtim Laro, askush. Dhe të gjithë këta që meren sot me kompozim,Kujtimi nuk kishte as lap top e as youtube…Laro i Madh kishte shpirt kishte frymëzim kishte gjeni, ishte shqiptar me gene dhe me kulturë, ishte kompozitor gjenial i shekullit XX…Kur ishte gjallë e lame në heshtje. Sa mjerim për ne…! Mirënjohje Mik i mirë Kujtim Laro”, përmbyll profesor Kabo.