Vazhdojnë problemet e Cristiano Ronaldos me evazionin fiskal. Autoritetet fiskale spanjolle janë të bindura se Cristiano Ronaldo ka shmangur plot 15 milionë euro taksa nga të ardhurat e përdorimit të imazhit të tij. Ai i ka transferuar këto para në një llogari në vendet “off shore”. Megjithatë, Marca shkruan sot se Ronaldo e ka kundërshtuar këtë fakt nëpërmjet avokatëve të tij duke theksuar se nuk bëhet fjalë për asnjë shkelje dhe aq më pak shmangie të detyrimeve.