Probleme serioze me bashkëshortin, Arbana Osmanit drejt ndarjes?

Probleme serioze me bashkëshortin, Arbana Osmanit drejt ndarjes?

446
0

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani ka ditur gjithmonë të mbajë hermetike jetën e saj private. Por zhvillimet e reja duket se do të jenë disi të vështira për t’u fshehur pasi thuhet  se prej muajsh se moderatorja dhe partneri i saj, kanë pasur probleme në çift. Burime për “iconstyle.al”, bëjnë të ditur se ata po shkojnë drejt ndarjes. Moderatorja Arbana Osmani ka qenë gjithnjë e rezervuar sa i përket jetës private dhe ka arritur të mbrojë me fanatizëm familjen, duke pasur nga ana tjetër një karrierë shumë të suksesshme në televizion. Për bashkëshortin e saj dimë shumë pak dhe madje të pakta janë edhe fotot e tij që qarkullojnë në internet. Arditi është 8 vite më i madh se Arbana dhe është financier me profesion. Dyshja ka edhe një djalë që quhet Jon, që këtë mars mbush 4 vjeç.