Probleme intoksimi, Urgjenca mbushet me protestues, gazetarë dhe policë

Probleme intoksimi, Urgjenca mbushet me protestues, gazetarë dhe policë

501
0

Me dhjetra persona midis të cilëve, protestues, policë por edhe punonjës të medias, janë përcjellë në Urgjencën Mjekësore të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë. Sipas mediave të pranishme në këtë qendër spitalore, nuk ka një informacion se sa është numri i saktë i personave të intoksikuar, nga përdorimi I gazit lotsjellës. Ndërkohë që raportohet se janë dy policë kanë marrë ndihmën e parë në Qendrën e Traumës, ku rezulton se janë goditur me sende të forta. Përsa i përket punonjësve të medias ata kanë ndjerë bllokim të frymëmarrjes për 15 minuta dhe është dashur ndihma mjekësore që të stabilizoheshin. Situata sipas të pranishmëve ka qenë serioze pasi forca paralizuese e gazit të lëshuar lotsjellës ka qenë asfiksuese.